
Gjatë një vizite zyrtare në Tiranë, Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, bëri thirrje për intensifikimin e presionit ndaj Rusisë, duke theksuar nevojën për një armëpushim të menjëhershëm dhe pa kushte në Ukrainë.
“Ne kërkojmë një armëpushim pa kushte. Ukraina, me mbështetjen e Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara, është e gatshme për paqe.
Por fakti që Presidenti Zelensky ishte i gatshëm të takohej dhe nga ana tjetër nuk pati asnjë reagim nga Kremlini, tregon qartë se Putin nuk e dëshiron paqen”, deklaroi Von der Leyen.
Ajo njoftoi se BE-ja po përgatit një paketë të re sanksionesh, e cila do të përqendrohet në sektorin e energjisë dhe ndalimin e lëvizjes së disa anijeve të flotës detare ruse.
“Do të ndalojmë lëvizjen e disa anijeve të flotës ruse dhe do të ndikojmë në transportin e naftës. Duhet presion i vazhdueshëm deri në arritjen e armëpushimit.”