Gazetari Mentor Nazarko tha mbrëmjen e sotme se populli shqiptar është i mençur dhe për këtë arsye nuk votoi për Sali Berishën.
Sipas Nazarkos mes dy të këqijave të mëdha populli shqiptar zgjodhi Ramën pasi e kanë kuptuar se Berisha nuk e përfaqëson ndryshimin.
“Populli shqiptar është i mençur prandaj nuk zgjodhi Berishën. Mes dy të këqija të mëdha populli zgjodhi Ramën, Rama ka një bilanc të certifikuar ndërkombëtarisht. Rama në sytë e shqiptarëve ka njëfarë bilanci në modernizimin e shtetit shqiptar. Ky është bilanc i certifikuar ndërkombëtarisht. Shqiptarët e dinë që ai nuk përfaqëson ndryshimin, e kanë kuptuar me kohë këtë.” – tha Nazarko në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN.
