Vendosni fjalën kyçe....

Gjykata e  Lartë pranon rekursin e vëllait të Veliajt, rikthen çështjen në Apel


Gjykata e Lartë ka pranuar rekursin e Arbër Veliajt, vëllait të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, i cili kundërshtoi kontrollet e ushtruara me urdhër të SPAK.

GJKKO dhe Apeli i Posaçëm kishin lënë në fuqi kontrollet në banesat dhe bizneset e tij, në dhjetor të vitit të kaluar.

Gjykata e Lartë ka vendosur kthimin e çështjes për rishqyrtim në Apelin e Posaçëm, me të njëjtën trupë gjykuese.

Vendimi i Gjykatës së Lartë

“Prishjen e vendimit nr. 51 (87-2025-67), datë 28.02.2025, të Gjykatës së Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, dhe kthimin e çështjes për rishqyrtim në këtë gjykatë, tek i njëjti trup gjykues.”

Arbër Veliaj është vëllai i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, i cili mbahet në paraburgim nën dyshimet për korrupsuion e pastrim parash.

Erion Veliaj dhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, po hetohen nga SPAK bashkë me 6 biznesmenë.