Drejtuesi politik i PD-së për Fierin Gazment Bardhi ka reaguar për herë të parë pas përfundimit të numërimit në qarkun që drejtoi ku PD mori katër mandate nga shtatë që kishte arrë në zgjedhjet e 2011-ës.
Bardhi shkruan se më 11 mak u përballën qytetarët e lirë përballë bandës së ministrave dhe të drejtorëve të korruptuar që përdorën shtetin dhe krimin e organizuar për të ruajtur pushtetin.
Ai thekson se PD do qëndrojë së bashku me qytetarët e lirë sepse Shqipëria ka nevojë për ta.
“Një falenderim zemre. Me zemër të thyer se zgjedhjet e 11 Majit nuk ia dolën të shprehin vullnetin real të qytetarëve, dua të falenderoj me përulësi të gjithë ata demokratë dhe mbështetës të opozitës që i besuan votën Partisë Demokratike! Në qarkun e Fierit, ne ishim njerëzit e lirë përballë një bande ministrash dhe drejtorësh të korruptuar, që përdorën shtetin dhe krimin e organizuar për të ruajtur pushtetin! Ju falenderoj me zemër për qendresën dhe besimin! Një falenderim të veçantë për strukturat e Partisë Demokratike, komisionerët, vëzhguesit dhe numëruesit e palodhur! Ne do të qendrojmë së bashku të panënshtruar sepse Shqipëria ka nevojë për njerëz të lirë!”
