Vendosni fjalën kyçe....

Durrës/ Numërimi drejt fundit, kryeson PS


Procesi i numërimit të votave në qarkun e Durrësit është drejt përfundimit, me 448 nga 493 kuti të votimit të numëruara. Sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) ruan epërsinë bindëse me 67,965 vota, që përfaqësojnë 52.5% të votave të vlefshme.

Në vend të dytë renditet koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM), me 50,595 vota, duke siguruar 39.1% të mbështetjes.

Partia Mundësia mban vendin e tretë me 3,235 vota (2.5%), e ndjekur nga koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet (NISMA-SHB) me 3,153 vota (2.4%).

Pjesa tjetër e partive dhe koalicioneve rezulton me përqindje më të ulëta:

Lëvizja Bashkë – 1,529 vota (1.2%)

Koalicioni Euroatlantik (KEA) – 1,147 vota (0.9%)

Koalicioni Djathtas për Zhvillim (DZH) – 913 vota (0.7%)

Lëvizja Atdheu (LA) – 341 vota (0.3%)

Partia Socialdemokrate (PSD) – 335 vota (0.3%)

Aleanca Kombëtare Shqiptare (AKSH) – 242 vota (0.2%)

Aleanca Demokracia e Re (ADR) – 41 vota (0.0%)