Vendosni fjalën kyçe....

PS fiton me rreth 66.5% të votave, në Skrapar


Ka përfunduar procesi i numërimit të votave për subjektet politike në KZAZ nr. 69, që përfshin zonën e Skraparit. 

Partia Socialiste (PS) ka dalë bindshëm forcë e parë me 66.46% të votave të vlefshme, ndërsa Koalicioni PD–ASHM është renditur i dyti me rreth 29.20%.

Rezultatet përfundimtare për subjektet politike janë si më poshtë:

PS – 3,614 vota (66.46%)

PD–ASHM – 1,588 vota (29.20%)

Nisma Shqipëria Bëhet – 120 vota (2.21%)

Partia Mundësia – 37 vota (0.68%)

Lëvizja Bashkë – 50 vota (0.92%)

Partia Socialdemokrate (PSD) – 16 vota (0.29%)

Aleanca Kombëtare Shqiptare (AKSH) – 7 vota (0.13%)

Koalicioni Euro-Atlantik (KEA) – 4 vota (0.07%)

Lëvizja Atdheu (LA) – 2 vota (0.04%)

Aleanca Demokracia e Re (ADR) – 0 vota

Koalicioni Djathtas për Zhvillim (DZH) – 0 vota