Vendosni fjalën kyçe....

Përfundon numërimi në Konispol, fiton PS 


Është mbyllur procesi i numërimit në Konispol, ku janë përpunuar të 16 kutitë e votimit.

Rezultatet tregojnë një fitore të qartë të Partisë Socialiste, e cila ka marrë më shumë se dyfishin e votave në krahasim me rivalin kryesor, koalicionin PD-ASHM.

Rezultatet përfundimtare janë si më poshtë:

Partia Socialiste (PS) – 2,171 vota

Koalicioni PD – ASHM – 973 vota

Nisma Shqipëria Bëhet – 373 vota

Partia Socialdemokrate (PSD) – 77 vota

Partia Mundësia – 30 vota

Lëvizja Bashkë – 23 vota

Aleanca Kombëtare Shqiptare – 14 vota

Koalicioni Euroatlantik – 9 vota

Aleanca Demokracia e Re – 3 vota

Koalicioni Djathtas për Zhvillim – 2 vota

Lëvizja Atdheu – 0 vota

Procesi ka përfunduar pa raportime për parregullsi në këtë zonë.