Vendosni fjalën kyçe....

Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi, ushtron të drejtën e votës dhe apelon për respektimin e ligjit


Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka ushtruar të drejtën e tij të votës në zgjedhjet parlamentare. Pas procesit të votimit, Celibashi ka bërë një deklaratë për mediat, duke theksuar se çdo individ që shkel ligjin do të mbajë përgjegjësi për veprimet e tij, dhe se institucione përkatëse do të veprojnë në përputhje me ligjin.

Ai theksoi gjithashtu rëndësinë e angazhimit të qytetarëve në procesin zgjedhor, duke bërë thirrje për të kuptuar përgjegjësinë e secilit për të siguruar një proces të drejtë dhe transparent.

“Mesazhi është i qartë për ata që ende nuk kanë votuar. Ata që janë në idenë që angazhimi i tyre mund të kontribuojë tej votës në proces, do të marrin përgjigje nga institucionet përkatëse. Shumë e rëndësishme që jo vetëm politikanët, por edhe qytetarët të kuptojnë që kanë përgjegjësi në lidhje me procesin zgjedhor,” theksoi Celibashi.