Pas një takimi të zhvilluar këtë të premte me përfaqësues të misionit të OSBE/ODIHR në Tiranë, Sali Berisha, Jorida Tabaku dhe Oerd Bylykbashi janë parë duke ecur në këmbë përgjatë bulevardit, në drejtim të selisë së Partisë Demokratike.
Duke kaluar përballë ish-godinës së PD-së dhe më pas përgjatë zonës së Kalasë së Tiranës, Berisha dhe Tabaku janë përshëndetur nga qytetarët gjatë rrugës.