Vendosni fjalën kyçe....

“Partitë e vogla janë skllevër dhe vegla të Ramës” – Berisha


Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një takimi elektoral në Shkodër, ka lëshuar akuza të drejtpërdrejta ndaj figurave të tjera politike, përfshirë Tom Doshin dhe Agron Shehajn, duke i lidhur ata me kryeministrin Edi Rama.

Berisha e cilësoi Doshin si “skllav të Edi Ramës”, duke thënë se çdo votë për të është në të vërtetë një votë për kreun e qeverisë.

“Mos jepni asnjë votë për Tom Pazarin. Toma është skllav i Ramës, vota për të është për Edi Ramën,” u shpreh Berisha para mbështetësve të tij.

Lideri demokrat nuk kurseu as Agron Shehajn, për të cilin tha se përfaqëson interesat e mazhorancës. “Partitë që thonë se nuk duan rotacionin politik në një regjim, janë vegla dhe maska të Ramës. Asnjë votë për ta,” deklaroi ai.

Berisha shtoi se çdo përpjekje për të intimiduar komisionerët zgjedhorë do të përballet me pasoja, duke bërë thirrje për mbrojtjen e procesit zgjedhor dhe ndëshkimin e çdo tentative për manipulim.