Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi: Ilir Meta e meriton votën si shpërblim shpirtëror


Gjatë një interviste në emisionin “LOG.” në News24, Monika Kryemadhi u bëri thirrje qytetarëve që më 11 maj të votojnë për Ilir Metën, duke theksuar se ai e meriton këtë si një “shpërblim shpirtëror” për kontributin e tij në politikë dhe drejtimin e Partisë së Lirisë.

“Ilir Meta ka qenë gjithmonë ai që i ka dhënë dorën të gjithëve, shpesh më shpejt armikut sesa mikut. Vota për të është një tregues njerëzillëku mes nesh,” u shpreh Kryemadhi, duke shtuar se për të dhe familjen e saj zhgënjimi ka qenë i pranishëm kohët e fundit.

Sipas saj, një rezultat mbi 30 mijë vota do të ishte një fitore spektakolare për Metën, megjithatë ajo u shpreh e bindur se ai do të jetë pjesë e parlamentit të ri.

“Skraparllinjtë, dibranët, të gjithë ata që kanë punuar me të dhe e njohin, e kanë një detyrim moral. Vota për Ilir Metën është më shumë sesa një akt politik – është një mesazh morali dhe miqësie,” deklaroi Kryemadhi.