
Ylber Jaku, autori i vrasjes së ndodhur pasditen e së mërkurës në fshatin Pla të Hasit, kishte paralajmëruar aktin në rrjetet sociale.
Në një postim të bërë një ditë para ngjarjes, Jaku kishte shpërndarë foto me mbishkrime ku kërkonte drejtësi në emër të Allahut, duke theksuar se kur drejtësia injorohet, ai vetë është i detyruar të ndërmarrë veprime për ta sjellë atë.
Ngjarja ndodhi pas një konflikti të gjatë mes Jakut dhe viktimës, lidhur me çështje pronësie. Pas një përplasjeje fizike mes familjeve të tyre, Jaku ekzekutoi viktimën me armë zjarri. Pas ngjarjes, ai u arratis, por më pas u dorëzua në polici. Autoritetet po hetojnë për të përcaktuar rrethanat e plota të ngjarjes dhe motivet e saj.

