Vendosni fjalën kyçe....

“Latifi s’dihet ku është, bufi po bëhet gati të kontestojë rezultatin e zgjedhjeve” – Rama nga Lezha


Rama ironizoi kreun e PD-së Berisha e drejtuesin e fushatës së opozitës LaCivita, për të cilin tha se nuk dihet ku është.

Gjatë takimit në Lezhë ai tha se opozita po përgatitet për të kontestuar rezultatin e zgjedhjeve ndërsa tha se Berisha që sulmoi këngëtarin Noizy, duhet të tregojë ku i marrë lekët që ka paguar lobimin 6 milionë dollarë për heqjen e non gratës në SHBA.

“Ulsiu i ra gjatë. Ulsiu foli për Lamborghinin e Noizyt, por harroi të thotë pse erdhi ai këtu me Lamborghini, sepse kishte fiksim Rrugën e Arbrit, sepse i ati ka lindur në Dibër dhe ka shtëpinë e gjyshit atje dhe më thoshte mua, do bëhet apo jo. Dhe unë i thashë pa të bërë që të vish plumb pushke nga Tirana në Peshkopi s’e lë këtë punë. Noizy provoi se mund të shkohet me një makinë shpejtësie të lartë dhe pa asnjë problem veshkash. Kjo është pse ai erdhi me Lamborghini. Pse bufi merret me Lamborghinin e Noizyt? Noizy ka bërë shumë albume, po bufi ca kënge ka kënduar që të çojë 6 milionë dollarë për të hequr matrikullimin që i kanë venë tek veshi, a e hoqi ajo këtë se di. Latifi s’dihet ku është, bufi ka filluar historinë se po afrohen vjedhjet dhe do vazhdojë deri të premten se sa i tmerruar jam unë në 11 në darkë do thotë fitorja madhështore e kënetës me 12 paradite do dalë Bari Fariu Junior dhe thotë fitorja është në kuti. Në 13 del bufi dhe thotë vjedhja më madhështore të bëjmë revolucion. Kjo është dinamika që do ndodhë”, tha ai.