
Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, deklaroi sot në emisionin “Kjo Javë” në News24 se një nga investimet më të rëndësishme të qeverisë ka qenë mbështetja për një drejtësi të pavarur, duke garantuar që SPAK të veprojë pa ndërhyrje politike apo pengesa.
Ajo kritikoi qëndrimet e kundërshtarëve politikë, të cilët sipas saj, sulmojnë SPAK-un sa herë që drejtësia vepron.
“Ne besojmë tek një drejtësi e pavarur, kemi investuar për këtë, që SPAK të ketë të gjithë fuqinë që i jep ligjit, pandëshkushmëria ka pësuar një zmbrapsje fatale pa kthim. Nëse kundërshtarët tanë për çdo rast kur drejtësia godet nuk lënë epitet pa i vënë prokurorëve e sulm pa i bërë sistemit të drejtësisë, pjesë e programit të tyre është shkrirja e SPAK, ne kemi një qasje tjetër.
Ne e kafshojmë gjuhën, por besojmë që në Shqipëri askush nuk duhet të jetë mbi ligjin, por pa dyshim edhe mbi ligjin”, tha ajo.