
Kryeministri Edi Rama iu është përgjigjur ndjekësve në rrjetet sociale përmes rubrikës “Sy m’sy”, ku ka komentuar rezolutën e miratuar të mërkurën në samitin e Partive Popullore Evropiane në Valencia të Spanjës, me propozim të Partisë Demokratike.
Rama e cilësoi rezolutën si një “fletë rrufe” të mbushur me akuzat e zakonshme të opozitës, që sipas tij përsëriten pas çdo humbjeje zgjedhore.
Ai u shpreh se ndryshe nga e kaluara, sot ekziston një institucion i pavarur si SPAK që po ndjek çdo denoncim.
“Këneta kaloi nëpër tavolina një fletë rrufe siç ndodh në konferencat e partive dhe aty filloi avazin blerje vote me lekë dhe kanabis, punësime elektorale dhe prokurime favorizuese për socialistët, abuzime me detyrën dhe mediat, emërimi legal i kryetarit të bashkisë, kërcënim dhe hetime kundër kandidatëve të opozitës.
Një mal me broçkulla të dëgjuara sa herë ka pasur zgjedhje dhe të përsëritura sa herë ka pasur humbje. E reja e këtyre zgjedhjeve është se kemi një strukturë të tërë, SPAK që është në terren dhe në zyrë dhe i fokusuar në marrjen e të gjitha denoncimeve që ma ha mendja janë lumë sepse kur lexon këtë fletë rrufe e kupton se duhet mbështetur me denoncime dhe duhen bërë siç janë në stilin e kënetës njësoj si ato të kohës së dikurshme, denonco, fillo presionin vë nën dritën e proshektorëve prokurorët, detyroji që të fillojnë procese deri kur ajo që ti kërkon të marrë trajtën e një hetimi dhe më pas shpall fajësinë ti përpara se të nxjerrë hetimi.
Duke qenë se kam qenë vetë pre e një kallëzimi të rremë jam e qartë se si zhvillohet e gjitha. Por tanimë kemi një institucion që ka treguar se është mbi palët dhe le të verifikojë se ku janë votat që po merren nëpërmjet kanabisit. Sa i përket punësimeve elektorale, kohë para nisjes së fushatës, qeveria ka ndaluar llojet e punësimeve gjë që s’e kërkon ligji, por e ka bërë qeveria.”, tha Rama.