Vendosni fjalën kyçe....

Deputeti i opozitës ironizon Vasilin: Ik mbytu, ty të degjeneruan qytetarët e Tiranës, më 25 prill more 300 vota sa një kryeplak fshati…


Deputeti i opozitës parlamentare Arlind Çarçani ka ironizuar nënkryetari e LSI-së, Petrit Vasili.

Ky i fundit pak çaste më parë shkruante në Facebook se 25 prilli vijon edhe në parlament duke i quajtur faqezinj deputetët që po merrnin pjesë në seancën për shkarkimin e presidentit Meta.

Çarçani i është përgjigjur Vasilit duke i thënë se në zgjedhjet e 25 prillit ai mori më pak vota se një kryeplak fshati.

“O Peçi Vasili mi more 5 min vëmendje. Po ty të shkarkuan dhe të degjeneruan qytetarët e Tiranës në 25 prill ku more vetëm 300 vota, sa nje kryeplak fshati. Po ik o mbytu.” – shkruan Çarçani në Facebook.

Më herët Vasili shkruante në Facebook: “Vazhdon 25 prilli edhe në Parlament. Po këtu niveli është edhe më i lartë se zhduket fare kutia e votimit. Çfarë faqezinjsh!!”