Vendosni fjalën kyçe....

SPAK mbyll hetimet për 3 gjyqtarët që shpëtuan Dritan Dajtin nga burgimi i përjetshëm


Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK) ka pushuar hetimin penal ndaj tre gjyqtarëve që pranuan gjykimin e shkurtuar ndaj Dritan Dajtit dhe e kthyen dënimin e përjetshëm në 25 vite burgim.

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj kërkoi hetim për tre gjyqtarët Skënder Damini, Petrit Aliaj dhe Aleks Nikolli por SPAK nuk ka gjetur elementë të veprës penale për të cilën ata akuzohen.

Tre gjyqtarët u hetuan pas dyshimeve për korrupsion, por akuzat nuk u provuan.

Dritan Dajti i shpëtoi burgimit të përjetshëm kur Apeli i Krimeve të Rënda pranoi gjykimin e shkurtuar dhe e dënoi atë me 25 vite burg i akuzuar për vrasjen e 4 policëve në vitin 2009. Ky vendim ngjalli debat asokohe, debat i cili vijon edhe sot ku palët politike betohen në deklarata publike për zbatimin e ligjit dhe drejtësisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *