Vendosni fjalën kyçe....

Kongresi i PPE/ Berisha takon kryeministrin kroat Plenković: Fokus te zgjedhjet dhe bashkëpunimi Shqipëri-Kroaci


Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha, zhvilloi një takim bilateral me Kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenković, gjatë Kongresit të Partisë Popullore Evropiane në Valencia,

Në takim morën pjesë edhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Kroacisë, Gordan Grlić Radman, si dhe Ministrja e Kulturës dhe Medias, Nina Obuljen Koržinek.

Takimi u zhvillua në një atmosferë të ngrohtë dhe miqësore, ku në qendër të diskutimeve ishin zhvillimet politike në Shqipëri, sfidat që përballet vendi nën regjimin aktual dhe zgjedhjet vendore të 11 majit.

Kryeministri kroat Plenković shprehu mbështetjen e tij për proceset demokratike në Shqipëri dhe theksoi rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit ndërmjet forcave të qendrës së djathtë në rajon.

Palët theksuan nevojën për të thelluar marrëdhëniet dypalëshe,