Ushtria izraelite tha se “dështimet profesionale” çuan në vrasjen e 15 mjekëve dhe infermierëve në Gaza në mars, sipas një hetimi të publikuar të dielën.
Grupi i punonjësve, shumica e të cilëve punonin për Gjysmëhënën e Kuqe Palestineze (PRCS), u qëlluan për vdekje përpara se të varroseshin në një varr masiv, duke shkaktuar reagime të shumta ndërkombëtare, shkruan CNN.
Hetimi izraelit identifikoi disa dështime si dhe shkelje të urdhrave dhe një dështim për të raportuar plotësisht atë që ndodhi, tha IDF-ja në një deklaratë. Ushtria i qëndroi vendimmarrjes së ushtarëve që kryen sulmin ndaj kolonës, me zëdhënësin e lartë të IDF-së, Gjenerali Brigade Effie Defrin tha se incidenti ndodhi për shkak të “një zinxhiri gabimesh por jo boshllëqesh etike”.
IDF tha se trupat nuk u përfshinë në “zjarr pa dallim” gjatë incidentit, por ata hapën zjarr ndaj asaj që ata besonin se ishte një “kërcënim i prekshëm” mes asaj që ushtria e quajti një “keqkuptim operacional”.
Si rezultat i hetimeve, komandanti i Brigadës 14 ka marrë një letër vërejtjeje, ndërsa zëvendëskomandanti i Batalionit të Zbulimit Golani i përfshirë në ngjarje është shkarkuar nga detyra. IDF e liroi zëvendëskomandantin, një major që urdhëroi trupat e tij të hapnin zjarr dhe qëlloi vetë mbi kolonën, për shkak të përgjegjësisë së tij për incidentin dhe për dhënien e një “raporti jo të plotë dhe të pasaktë” për atë që ndodhi.
“IDF shpreh keqardhje për dëmin e shkaktuar civilëve të papërfshirë”, thuhej në një deklaratë.
