
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë ka dërguar për gjykim katër shtetas të akuzuar për mashtrim, fshehje të ardhurash dhe moskallëzim krimi, pas përfundimit të hetimeve për një skemë mashtrimi me kompani fiktive.
Sipas dosjes hetimore, shtetasit S.M., Z.R., E.S. dhe P.K. dyshohet se ngritën tre subjekte tregtare të përdorura për veprime fiktive importi dhe shmangie të detyrimeve tatimore, duke i shkaktuar shtetit një dëm prej 45.5 milionë lekësh.
Hetimet zbuluan se S.M. ka qenë përfituesi kryesor i aktivitetit të paligjshëm, ndërsa tre të tjerët përdorën të dhënat e tyre për regjistrimin e kompanive të quajtura “NIPT-e shëtitës”, fillimisht në mirëbesim, por më pas duke pranuar pagesa mujore në këmbim të mbajtjes së bizneseve në emrin e tyre.
Veprimtaria e paligjshme solli një qarkullim të përgjithshëm prej mbi 303 milionë lekësh, duke u përpjekur të ulnin detyrimet fiskale përmes shtimit të fiktiv të shpenzimeve.
Prokuroria thekson se veprimtaria përmbush elementët e veprave penale “Mashtrim”, “Fshehje e të ardhurave në bashkëpunim” dhe “Moskallëzim i krimit”. Materialet janë referuar tashmë në gjykatë për vijimin e procedurës ligjore.