Vendosni fjalën kyçe....

Veliaj agjërim në qeli, Berisha: Të gjitha vjedhjet t’ua kthejë të varfërve, të pastrojë shpirtin


Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar deklaratën e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, i cili ka njoftuar fillimin e agjërimit për muajin e Ramazanit në ambientet e paraburgimit.

Gjatë fjalës së tij për mediat jashtë Kuvendit, Berisha ka ironizuar duke thënë se nëse është e vërtetë që i është rikthyer agjërimit, Zoti ia pranoftë.

Por Berisha ka shtuar më tej se “vjedhjet e tij t’ua kthej të varfërve dhe t’ua kthejë atyre që ua ka marrë, të pastroj shpirtin”.

Nëse është e vërtetë që i është rikthyer agjërimit, Zoti ia pranoftë, po i them që të gjitha vjedhjet e tij tua kthej të varfërve dhe t’jua kthejë atyre që ua ka marrë, të pastrojë shpirtin. Zoti është mëshirë plotë edhe ia pranon”, tha Berisha.

Më tej Berisha u bëri thirrje gazetarëve të bojkotojnë kryeministrin Edi Rama, duke mos i transmetuar fjalimet e tij, gjersa ai të dalë dhe të flasë para tyre.

“Parlamenti sot ishte se gjemia e braktisur nga kapiteni. Edi Rama ka braktisur gjeminë që po mbytet dhe nuk do të jetë i pranishëm. Ka javë të tëra që nuk duket dot në parlament, por ka më shumë që nuk del dot para jush. Këtë e konsideroj akt të rëndë. Dhe ftoj mediat që gjersa ai t  dalë para gazetarëve të mos i transmetojnë asnjë fjalë dhe presje të marrëzirave që flet”, tha Berisha.