Vendosni fjalën kyçe....

Aston Villa fiton sfidën e parë përballë Club Brugge në Ligën e Kampionëve


Aston Villa ka nisur me fitore fazën e 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve, duke triumfuar 3-1 në përballjen ndaj Club Brugge në Belgjikë.

Skuadra angleze kaloi në avantazh herët, me golin e Leon Bailey në minutën e 3-të, por vendasit barazuan në minutën e 12-të me De Cuypers. Pjesa e parë përfundoi në baraspeshë, ndërsa në fraksionin e dytë, pavarësisht rasteve të mira të Brugge, Aston Villa siguroi fitoren me dy gola të vonshëm.

Në minutën e 82-të, Mechele realizoi një autogol, duke i dhënë epërsinë anglezëve, ndërsa në të 88-tën, Marco Asensio vulosi rezultatin nga pika e bardhë.

Ndeshja e kthimit do të luhet më 12 mars në “Villa Park”.