Vendosni fjalën kyçe....

Lleshaj nuk paraqitet në komision, Vokshi: Akt antikushtetues!


Në komisionin e Medias dhe Edukimit sot ishte thirrur Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, mirëpo ai nuk u paraqit. Kjo ka shkaktuar zemërim te kryetarja e këtij komisioni, Albana Vokshi.

Gjatë fjalës së saj, Vokshi akuzoi policinë për dhunë ndaj studentëve protestues, ndërsa shtoi se Lleshaj e kishte për detyrë të jepte llogari lidhur me këtë dhe duke bojkotuar komisionin ai ka shkelur kushtetutën.

“Policia ushtroi dhunë ndaj studenteve, ky është një akt antikushtetues. Lleshaj bojkotoi dëgjesën në komision. Lleshaj nuk erdhi në komision me urdhër të Ramës. Raportimi në komision është detyrim kushtetues.

Bojkoti i degjesës është fyerje e rëndë për komisionin. Dëgjesat, refuzim i përsëritur i ministrave. Unë dua që t’i bëjë thirrje ministrat që të paraqiten dhe të mos shkelin mbi kushtetutën. Është turp i madh, vetëm në vendin tonë ndodh kur maxhoranca bojkoton një komision”, tha Vokshi.

Më tej, kryetarja e Komisionit të Medias dhe Edukimit shtoi “Do t’i bëjmë kërkesë tjetër menjëherë ministrit të Brendshëm që të paraqitet në këtë komision për të raportuar për aktin e paprecedentë të dhunës ndaj studentëve.”


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *