Vendosni fjalën kyçe....

Ish-deputeti i PS, Vladimir Kosta paraqitet në SPAK


Ish-deputeti i Partisë Socialiste Vladimir Kosta është paraqitur në SPAK.

Pasi ka dalë nga SPAK ai tha se nuk mund të japë detaje në lidhje me faktin se përse u pyet nga prokurorët e posaçëm, pasi është një çështje nën hetim.

Ai dëshmoi për hetimet ndaj Veliajt dhe bashkëshortes së tij, Ajola Xoxës. Sky Tower është kulla e Kostës dhe pikërisht aty Xoxa ka zyrat e ‘Harabel’.

 

 

“Nuk mund të flas. Çështja është nën hetim. Nuk mund të flas”, ka thënë Kosta.