
Një hat-trick në pjesën e parë nga Omar Marmoush e shtyu Manchester Cityn në një fitore 4-0 ndaj Newcastle United në Premier League.
Duke hyrë në garë pas një humbjeje zhgënjyese ndaj Real Madridit në mesjavë, skuadra e Pep Guardiolës dukej e vendosur për të gjetur një përgjigje pozitive kundër Newcastle. Vendasit hapën rezultatin në minutën e 19-të, kur Marmoush shënoi në portën kundërshtare për golin e tij të parë me ngjyrat e Cityt.
City dyfishoi epërsinë vetëm pesë minuta më vonë, sërish me Marmoush.
Marmoush pas vetëm 9 minutash nga goli i dytë trefishoi epërsinë dhe shënoi hat-trick e parë për të me qytetarët.
Nw minutën e 84’ Haaland do shërbente për McAtee i cili do shënonte golin e katërt për të besuarit e Guardiolës.