
Një balenë e madhe gëlltiti për pak sekonda një djalë të ri që po lundronte me kajak në brigjet e Kilit jugor përpara se ta nxirrte sërish të padëmtuar në një incident dramatik të kapur nga kamera.
I riu me kajak, Adrian Simancas, kishte dalë me të atin në det pranë qytetit Punta Arenas, kur balena doli në sipërfaqe dhe e gëlltiti befasisht.
“Ndihesha sikur po më ngrinin lart, por ishte qartësisht shumë e fortë për të qenë një vale deti”, tha Simancas.
“Kur u ktheva, ndjeva diçka në ngjyrë blu dhe të bardhë që më kaloi afër fytyrës, anash dhe lart. Nuk e kuptoja se çfarë po ndodhte. Pastaj gjithçka…Rrëshqita poshtë dhe mendova se më kishin gëlltitur.”
Për fat të mirë, balena e pështyu shpejt Simancas të padëmtuar. Babai i tij, në një kajak tjetër, e kapi kapur të gjithë ngjarjen dramatike në kamera.
Adrian Simancas ishte i sigurt se do vdiste pasi u gëllti nga balena.
“Mendova se mora fund, se do vdisja. Ishin si tre sekonda të çuditshme atje poshtë,” tha ai.