
Tre efektivë të policisë janë lënduar nga kapsollet e flakadanët e hedhur gjatë mitingut të PD-së e partive të tjera opozitare në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” para kryeministrisë.
Ndërsa kreu i PD-së po fliste në podium, militantët sulmuan kordonin e policisë dhe hodhën kapsolla e flakadanë.
Nga shpërthimi i tyre janë lënduar tre efektivë, raporton gazetari Sokol Dema për Shqiptarja.
Njëri nga efektivët ka marrë lëndime në sy, ndërsa dy të tjerët janë plagosur në dorë e fytyrë.