Vendosni fjalën kyçe....

Adidas do shkurtojë 500 vende pune në selinë qendrore


Kreui Adidas Bjoern Gulden planifikon të shkurtojë deri në 500 vende pune në selinë qendrore të kompanisë sportiev gjerman në Herzogenaurach, i tha Reuters të enjten një burim që mori pjesë në një takim.

Prodhuesi i dytë më i madh në botë i veshjeve sportive punëson rreth 5800 njerëz në qytetin bavarez.

Një zëdhënëse e Adidas nuk pranoi të konfirmojë numrin, por tha se struktura e kompanisë ishte “shumë e ndërlikuar në një botë që ndryshon vazhdimisht”.

Në vitet e fundit, Gulden ka filluar të decentralizojë kompaninë dhe të zhvendosë përgjegjësinë nga selitë në tregjet individuale. Ai ka theksuar vazhdimisht se kompania duhet të kthehet në rrugën e rritjes përpara se të trajtojë çështjet e personelit.

Të martën, Adidas prezantoi shifra paraprake më të mira se sa pritej për vitin 2024, me një rritje prej 11% në shitje dhe një fitim operativ prej 1.34 miliardë euro.