Vendosni fjalën kyçe....

BE-ja do ndalojë “kimikatet që nuk shpërbëhen” në mallrat e konsumit


Komisioni Evropian synon të propozojë një ndalim të përdorimit të PFAS, ose ” kimikateve të  përhershme” në produktet e konsumit, me përjashtime kur bëhet fjalë për përdorime thelbësore industriale, tha shefja e mjedisit e BE-së për Reuters.

PFAS, ose substancat perfluoroalkil dhe polifluoroalkil, nuk shpërbëhen në mjedis, duke ngritur shqetësime për pasojat e grumbullimit të tyre në ekosisteme, ujin e pijshëm dhe trupin e njeriut.

Ato përdoren në mijëra artikuj, nga kozmetika dhe tiganët që nuk ngjisin deri te avionët dhe turbinat me erë, për shkak të rezistencës së tyre ndaj temperaturave të skajshme dhe gërryerjes.

“Ajo që ne e dimë se po kërkojmë është një ndalim në prodhimet e konsumit,” tha Komisionerja e Mjedisit e BE-së Jessika Roswall për Reuters në një intervistë.

“Kjo është diçka e rëndësishme për qeniet njerëzore, natyrisht, por edhe për mjedisin, por mendoj edhe për industrinë, në mënyrë që ata të dinë se si mund të heqin gradualisht PFAS.”