10 persona kanë vdekur dhe 32 të tjerë janë plagosur në një zjarr që shpërtheu në një hotel në vendpushimin e skive Kartalkaya në veri të Turqisë.
Zjarri filloi të martën në zonën e restorantit të hotelit, duke përfshirë shpejt ndërtesën, sipas guvernatorit të Bolu, Abdulaziz Aydin.
Ekipet e urgjencës nga qytetet fqinje, përfshirë zjarrfikësit, njësitë e reagimit ndaj fatkeqësive dhe ekipet mjekësore të mbështetura nga helikopterët u dërguan në vendngjarje.
Autoritetet larguan rreth 230 turistë nga hoteli ndërsa përpjekjet për shuarjen e zjarrit vijuan gjatë.
Kartalkaya, në provincën e Bolu, është një nga destinacionet kryesore të turizmit dimëror të Turqisë. Gjatë sezonit të skive, resorti tërheq mijëra vizitorë. Ndodhet 295 kilometra në lindje të Stambollit.