
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Korçë, ku një i moshuar ka humbur jetën pas një aksidenti të ndodhur me zetor. Sipas informacionit të policisë, rreth orës 14:30, shtetasi F. Xh., rreth 69 vjeç, u dërgua në gjendje të rëndë shëndetësore në urgjencën e Spitalit të Korçës nga familjarët e tij.
Ai dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga karroceria e një zetori dhe ka pësuar plagë të rënda.
Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, i moshuari nuk ka mundur të mbijetojë dhe ka ndërruar jetë në spital.
Korçë/ Informacion paraprak
Rreth orës 14:30, në urgjencën e Spitalit Korçë, ëshë dërguar nga familjarët në gjendje të rëndë shëndetsore shtetasi F. Xh., rreth 69 vjeç, i cili dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga karroceria e një zetori.
Si pasojë e plagëve të marra ky shtetas ka ndërruar jetë më spital.
Drejtuesi i mjetit shtetasi B. M., 26 vjeç, po shoqërohen për në Komisariat, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme.
Gjithashtu mjeti tip zetor është bllokuar në cilësinë e provës materiale.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rethana të rastit.