Vendosni fjalën kyçe....

Mbytja e nënës me 3 fëmijët, Apeli lë në burg Erdgys Arrazin


Apelit la në arrest në burg Erdgys Arrazin, në lidhje me mbytjen e gruas dhe tre fëmijëve të tij.

Arrazi babai i 3 fëmijëve, akuzohet për shkaktim të vetëvrasjes së familjarëve të tij.

Ngjarja ndodhi disa ditë më parë ku Alma Arrazi bashkë me tre fëmijët u gjëndën të mbytur në ujërat e lumit  Buna në Shkodër.

Një prej fëmijëve u gjend në fillim nga një peshkatar në ujërat e lumit Buna dhe në ditët në vazhdim u gjendën të pajetë dhe trupat e dy fëmijëve të tjerë 8 dhe 3 vjeç dhe të nënës së tyre Alma Arrazi.