Vendosni fjalën kyçe....

Peleshi: Trupat e Regjimentit të Këmbësorisë së Veriut në stërvitjen ‘EFES 24’ në Turqi


Trupat e Regjimentit të Këmbësorisë së Veriut pjesë përbërëse e Forcës Tokësore po marrin pjesë në stërvitjen shumëkombëshe “EFES 24”, që po zhvillohet në Turqi

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi u shpreh sot se ata po stërviten me kolegët e tyre nga 36 vende të botës.

 “TTrupat e Regjimentit të Këmbësorisë së Veriut po stërviten me kolegët e tyre nga 36 vende të botës në stërvitjen shumëkombëshe #EFES24, që po zhvillohet në Turqi.Efektivët po demonstrojnë dhe rrisin aftësitë e tyre në hyrjen në zonën e kundërshtarit nëpërmjet detit, zbarkimin në breg dhe avancimin taktik në tokë“, shkroi Peleshi në rrjetet sociale.