Vendosni fjalën kyçe....

Dhurata Çupi: Avokati i Popullit të angazhohet për vendosjen e minimumit jetik, në disa zona kemi varfëri ekstreme


Opozita propozoi disa muaj më parë një projektligj për minimumin jetik në Shqipëri. Drafti i propozuar nga PD parashikon që të mos ketë familje me të ardhura më pak se 200 euro në muaj. Në Komisionin Parlamentar të Ligjeve, deputetja e PD, Dhurata Çupi tha se një numër i madh i familjeve shqiptare nuk përmbushin dot nevojat elementare të jetesës. Gjatë raportimit të Avokates së Popullit Erinda Ballanca para “Ligjeve”, Çupi i kërkoi angazhim konkret në funksion të kësaj nisme, për t’iu ardhur në ndihmë më të pamundurve.

“Ne si opozitë kemi bërë një propozim për minimumin jetik. Mungesa të politikës sociale dhe ndihmës do të doja angazhimin e Avokatit të Popullit, ndoshta takime, emisione televizive për këtë nuk bëhen për minimumin jetik, është çështje shqetësuese për ata që i prek, por edhe shtresa tjetër që sheh në rritje shtresën e varfërisë dhe pamundësisë së jetesës dinjitoze”, tha ligjvënësja demokrate.

Nga ana e saj, Ballanca tha se i takon Kuvendit të Shqipërisë që të miratojë formulën se si mund të implementohet.

“Në vitin 2019 ne kemi patur një vlerë mesatare të minimumit jetik për qytetar 17 875 lekë, nëse kjo vlerë vetëm me inflacionin e pranuar dhe të publikuar nga INSTAT kjo vlerë do të shkonte në 21 039 lekë“, tha Ballanca.

“Minimumi jetik është një tregues ekonomik që përfaqëson shumën minimale të të ardhurave të nevojshme për të përmbushur nevojat bazë të jetesës, ushqimit, strehimit, veshmbathje, shërbime. Kemi zona ku varfëria dhe papunësia është në ekstrem, në përqindje të madhe ku mundësitë e punësimit janë të vogla dhe statistikat e varfërisë janë të rritura. Por kemi zona të zhvilluara si Tirana ku kostot e larta e bëjnë të pamundur një jetesë dinjitoze. 

Tirana dhe Durrësi kanë çmime të larta. Ne si opozitë kemi bërë një propozim për minimumin jetik. Mungesa të politikës sociale dhe ndihmës shtetërore. Do të doja angazhimin e Avokatit të Popullit, ndoshta takime, emisione televizive për këtë nuk bëhen, nuk bëhen për minimumin jetik, është çështje shqetësuese për ata që i prek, por edhe shtresa tjetër që sheh në rritje shtresën e varfërisë dhe pamundësisë së jetesës dinjitoze”, u shpreh Çupi.

“Kemi bërë raportin e fundit për minimumin jetik në vitin 2019. Pra çfarë ndodh në vendet e rajonit dhe cila është formula si mund të bëhet, të dhënat ndryshojnë vit pas viti. Nuk kemi patur ndryshime të reja negative për të bërë një raport tjetër. Ministria përkatëse, veçanërisht Parlamenti të miratojnë formulën si do të llogaritet minimumi jetik. Në vitin 2019 ne kemi patur një vlerë mesatare të minimumit jetik për qytetar 17 875 lekë, nëse kjo vlerë vetëm me inflacionin e pranuar dhe të publikuar nga INSTAT kjo vlerë do të shkonte në 21 039 lekë. Kjo vlerë mbetet thelbësisht shumë e vogël nëse shohim pensionet dhe ndihmën ekonomike ku jemi më keq. 

Nëse nga të dhënat e INSTAT vlera mesatare e ndihmës ekononike është rritur, mbetet problematike numri i personave që përfitojnë vlerën ekonomike. Për 2 persona është 2178 lekë, më pak se 1/10 e nevojës së minimumit jetik, familjet me tre persona marrin 3268 lekë, me katër persona 4138 lekë. Fondi i ndihmës ekonomike nuk ka ndonjë diferencë kaq të madhe midis shifrës në total nëse do të kishim dyfishim të ndihmës. është gjynah që të mos realizohet kjo si një politikë sociale. 

Fondi i ndihmës ekonomike në total për vitin 2021 ka qenë 5 319 310 lekë të reja dhe në vitin 2023, 4 812 000. Në 2021 u dyfishua ndihma ekonomike për shkak të pandemisë, ishte politikë e posaçme se ishte kohë krize. Numri i familjes në skemë është ulur në krahasim me 2021. Nëse në 2021 numri i familjeve në skemë ishte 62 030 familje, sot janë 55 410 familje. Për mua është vlera problemi thelbësor. Më e mira në rastin tonë është ajo e familjeve të viktimave të dhunës që është rritur tre herë, është 9 900 lekë/muaj. Pavarësisht rritjes që kanë patur pensionet vit pas viti dhe janë në linjë të drejtë në lidhje me inflacionin. Rritja korrigjon vetëm inflacionin, ata të njëjtën vlerë marrin”, u shpreh Ballanca.