Vendosni fjalën kyçe....

Braimllari akuzon njerëzit pranë Metës se i kërkojnë që mos i bëjnë pëlqime në rrjetet sociale


Ish-nënkryetari i Partisë së Lirisë, Endrit Braimllari zbuloi në ‘Frontline Interview’ se njerëz afër Metës i kërkojnë të tjerëve të mos i bëjnë like apo share postimeve të tij në facebook.

‘Kam dhënë dorëheqjen që të mos shkoj tek ajo pjesë që shkoj Partia Demokratike. Qëndresa ime në ekipin drejtues do detyronte të ndante ekipin në bazë. Ky është problem im, duke pas eksperiencë shumë të madhe dhe duke qenë kundër në mendim, do krijonte çarje të strukturave. Do detyroja të përçaheshin njerëzit. Unë bëj një postim në facebook dhe personazhe afër kryetarit i thonë mos i bëni like, share’, thotë Braimllari.

Deklaratat e Braimllarit vijnë pas ndryshimeve të nisura në Partinë e Lirisë nga kryetari Ilir Meta i cili i ka akuzuar drejtimin e mëparshëm për keqorganizim dhe mosfunksionim.