Vendosni fjalën kyçe....

Liverpool pëson disfatë ndaj Crystal Palace, rrezikon garën për titull


Liverpool ka pësuar një goditje për përballjen për titullin kampion pas disfatës 0-1 në shtëpi ndaj Crystal Palace. Goli i vetëm i takimit erdhi nga Eze, pas vetëm 14 minutash lojë.

Me këtë humbje, ekipi i drejtuar nga Jurgen Klopp zbret në vendin e 3-të në tabelë, duke mbetur me 71 pikë. Ndeshja e ardhshme e tyre është në Londër, ku do të përballen me Fulham.

Në anën tjetër, Palace renditet në vendin e 14-të me 33 pikë. Sfida e tyre e radhës do të jetë kundër West Ham.