Vendosni fjalën kyçe....

Alimehmeti njofton protestë para Bashkisë Tiranë nesër në 11:00: Erion Veliaj koka e oktapodit


Kreu i grupit të PD-së në Këshillin Bashkiak të Tiranës Ilir Alimehmeti njoftoi sot protestën e nesërme para bashkisë, e parashikuar për në orën 11 të paradites.

Protesta vjen pas arrestimit të 5 drejtorëve të Bashkisë pak ditë më parë, të cilët akuzohen për shpërdorim detyre e shkelje të barazizë në tendera.

Ai tha se ajo që është parë deri tani është vetëm maja e ajsbergut dhe se hetimet do thellohen edhe më shumë. Alimehmeti tha se koka e aferës është kryebashkiaku Erion Veliaj.

“Ajo që kemi parë deri tani është vetëm maja e ajsbergut, hetimet do vazhdojnë akoma. Duhet hetuar më shumë për korrupsionin në Bashkinë e Tiranës. Koka e oktapodit është Erion Veliaj. Ka qenë ai në krye të bashkisë, kur ka ndodhur 5D, shumë prona të qytetarëve janë tjetërsuar, është afera e inceneratorëve. Veliaj rrethohet vetëm me persona të korruptuar. Këshilli Bashkiak kurrë nuk e ngre zërin, vetëm voton pro çdo gjëje. Rama dhe Veliaj e dinë se çfarë kanë bërë dhe hetimet besoj se do të zbulojnë më shumë. Veliaj thotë që nuk e di se çfarë bëjnë ata. Gjyshërit tonë na kanë thënë se më thuaj se më kë rri, të të them se kush je. Unë besoj se drejtorët nuk kanë bërë asgjë pa miratimin e kryetarit. PS është parti e korruptuar komplet, pasi asnjë këshilltar nuk kundërshton. Erion Veliaj nuk ka bërë mbledhje për dy muaj. Edhe kryetarja e Këshillit Bashkiak dhe të tjerët besoj se kanë përgjegjësi për shumë gjëra. Unë besoj tek SPAK, sepse në këtë vend nuk mund të presësh mrekulli. Mirëpo, unë mendoj se Shqipëria nuk bëhet me vetëm 20 burra. Problemi është lart. Besoj se edhe perceptimi i shqiptarëve për opozitën ka ndryshuar. Ne jemi në terren në mënyrë të vazhdueshme dhe e shohim që kemi mbështetje. Jemi në rrugë të mbarë. Edhe sondazhet i japin pikë opozitës.” – tha Alimehmeti.