Vendosni fjalën kyçe....

Bylykbashi: Do ketë përplasje të forta me këtë regjim


Nga takimi me demokratët e Hasit, Oerd Bylykbashi  ka paralajmëruar se do ketë përplasje të ashpra me këtë regjim.

Sipas tij nuk ka asnjë kompromis me këtë regjim, e cili nuk largohet vetë, por duhet ta largojnë qytetarët.

“Jemi këtu për të bërë këtë takim që për mua që vij për herë të parë është mbresëlënës.

Juve jeni model për tu marrë, keni treguar se çfarë keni bërë jo vetëm për PD, por edhe për këtë betejën për demokracinë. Keni marrë përsipër detyrën për të rrezuar qeverinë e Ramës. Ne e marrim këtë model dhe duhet ta çojmë më tutje.

Ne jemi përpara një sfide shumë të madhe. Sot gjendemi përpara të njëjtës sfidë, përballë kemi një regjim të Ramës, që e kanë veshur me lule, por është një diktaturë e pastër.

Opozita është në aksion. Sa më shpejt të organizohemi ti bëjmë ballë këtij regjimi dhe ta rrëzojmë në zgjedhjet e ardhshme, por pa bërë kompromis me këtë regjim. Do ketë përplasje të forta me këtë regjim, sepse kurrë regjimet nuk largohen vetë”, tha ai.