Vendosni fjalën kyçe....

Mbledhja në Shkodër, Curri: Garancia më e madhe për ne është BE


Kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Hil Curri ka folur për mediat pas mbledhjes së zhvilluar në Shkodër mes kryetarëve të bashkive të vendit dhe kryeministrit Rama.

Ai zbuloi se gjatë mbledhjes kanë marrë një garanci duke qenë se vendi është në rrugën e integrimit drejt BE, duke theksuar se nëse ata do të ndihen të pa respektuar do të ankohen te kancelaritë evropiane.

Curri u shpreh se asnjë nuk e ka parë takimin në aspektin politik sepse sipas tij problematikat e qytetarëve janë janë më të rëndësishme.

“Asnjë prej nesh nuk e ka parë në aspektin politik sepse problematikat e qytetarëve janë janë më të rëndësishme se disa gjëra të vogla. Morëm një farë garancie duke qenë se po shkojmë drejt BE, edhe bashkëpunimi me ministrat dhe u la të komunikojmë një herë në muaj në Skype me gjithë ministrat dhe kjo ndihmon në bashkëpunimin tonë.

Nuk besoj të ketë përplasje për shkak të politikës pasi garancia më e madhe për ne është BE. Nëse ne ndihemi të parespektuar do ankohemi te gjithë kancelaritë evropiane.

Ne jemi përfaqësues të qytetarëve, kur kryeministri dhe ministri i Pushtetit Vendor na thërrasin ne duhet t’i përgjigjemi për hir të interesave qytetare”, u shpreh ai.