Vendosni fjalën kyçe....

Xhixho: 8 Marsi ditë reflektimi, mbi 2 mijë kërkesa për urdhër mbrojtje janë lëshuar vetëm në 2023-in


 

Erisa Xhixho e ma quajtur 8-Marsin si ditë proteste dhe reflektimi.

Në një postim në Facebook, ajo tha se më shumë se 160 gra të vrarë në 14 vitet e fundit në Shqipëri, ndërsa më shumë se 2 mijë kërkesa për urdhër mbrojtje janë lëshuar vetëm gjatë 2023.

Postimi:

8 Marsi dita e protestës dhe reflektimit!

Më shumë se 160 gra të vrarë në 14 vitet e fundit në Shqipëri.

Mbi 2 mijë kërkesa për urdhra mbrojtës gjatë vitit që lamë pas

Fatkeqësisht ne jetojmë në një shoqëri të dhunshme dhe viktima e parë e kësaj dhune është një grua.

Mundësitë e punësimit janë më të vogla për gratë sesa për burrat. Për femrat, shkalla e pjesëmarrjes në fuqinë punëtore është 70.2%, ndërsa për meshkujt ky tregues është 81.7%.

Rritja e kostove të jetesës për shkak të inflacionit ka më shumë barrë për gratë, veçanërisht gratë me kryefamiljare.

Mijëra gra dhe vajza janë detyruar të emigrojnë vitet e fundit në kërkim të shpresës.

Sot është një moment reflektimi mbi mundësitë që duhen shfrytëzuar për t’i bërë gratë një jetë më të mirë.

Fuqizimi i rolit të gruas, mbështetja në karrierë, mbështetja ekonomike dhe përfshirja në vendimmarrje janë mekanizmat përmes të cilëve do ta bëjmë shoqërinë më të mirë.

Së bashku jemi më të fortë, së bashku e bëjmë Shqipërinë një vend më të mirë.