Vendosni fjalën kyçe....

Ekzekutohet biznesmeni afrikan në qytetin rus (Video)


Një 58-vjeçar u qëllua për vdekje në mes të ditës në qytetin Krasnodar në Rusinë jugore të premten, ka njoftuar komiteti hetimor lokal. Sipas mediave në zonë, viktima ishte një biznesmen i lindur në Nigeri.

Ai u identifikua si Yakubu Khamidu, një ish-pronar i ‘Havana’, një nga klubet e natës më të njohura të qytetit, pretendojnë raportet. Khamidu u zhvendos në Rusi nga Nigeri në vitet 1990 dhe mori arsim të lartë atje. Vitet e fundit ai kaloi në biznesin e bujqësisë dhe kultivonte grurë dhe luledielli.

Ai raportohet se u qëllua pranë fuoristradës së tij teksa po dilte nga një restorant në qendër të qytetit, nga një atentatr i vetëm, i cili përdori një pushkë gjuetie. Ai ndërroi jetë më pas në spital.

Pamjet e shfaqura në internet nga disa kanale Telegrami duket se tregojnë atentatorin duke pritur biznesmenin në rrugë përpara se ta qëllojë dy herë.

Autoritetet thonë se një i dyshuar, një 54-vjeçar, është arrestuar dhe ka nisur një çështje penale. Sipas raportimeve të mediave, autori është Andronik Grigorian dhe ai nuk kishte provuar të largohej nga vendi i ngjarjes, duke u dorëzuar në polici.

Grigorian thuhet se ishte një i njohuri i Khamidu dhe e vrau atë për çështje borxhi. Biznesmeni me origjinë afrikane besohet se i kishte dhënë hua shtatë milionë rubla (rreth 76,000 dollarë) disa vjet më parë, para që Grigorian nuk mund t’i kthente për një kohë të gjatë, raportoi kanali telegram Mash.

Grigorian përfundimisht ofroi një zgjidhje për problemin, duke i dhënë Khamidu-t një shtëpi në rajonin e Krasnodarit që Grigorian e kishte ndërtuar për vite me radhë, por nuk mund ta përfundonte. Biznesmeni duhej të shiste godinën dhe të merrte paratë që i kishte borxh Grigorian, sipas marrëveshjes, thuhet në raport.

Familjarët e Grigorianit i thanë medias se 55-vjeçari kishte “dhënë zemrën dhe shpirtin” për të ndërtuar shtëptinë, ndaj pasi e humbi filloi ta ndiqte dhe kërcënonte biznesmenin.