Vendosni fjalën kyçe....

Bardhi: Do të çojmë në GJK ligjin për taksimin e profesioneve të lira


Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi, në një deklaratë për mediat, deklaroi se PD do të dërgojë në Gjykatën Kushtetuese ligjin për taksimin e profesioneve të lira.

Bardhi tha se me këtë projekt-ligj, profesionet e lira tatohen më shumë edhe se oligarkët.

Gazment Bardhi: 

Jam këtu për t’ju thënë se do ta çojmë në Gjykatën Kushtetuese, ligjin për taksimin e profesioneve të lira.

Profesionistët e lirë sot taksohen më tepër edhe se oligarkët e kjo nuk mund të jetë normale.

Një thirrje kam edhe për presidentin Bajram Begaj, që të mos e dekretojë ligjin për zonat e mbrojtura, të mos bëhet me maxhorancën, por të jetë me qytetarët.

Ju pyetët nëse parlamenti do të funksionojë normalisht.

Parlamenti do funksionojë normalisht, në momentin që maxhoranca do të trajtojë siç duhet opozitën.