Vendosni fjalën kyçe....

Akuzohet se plagosi me thikë 55-vjeçarin, pranga të riut në Kavajë


Një 22-vjeçar është arrestuar në Kavajë pasi akuzohet për plagosjen e bashkëqytetarit.

Në pranga ka rënë Armando Shtini, i cili mëngjesin e sotëm qëlloi me thikë 55-vjeçarin Ilir Kazazi.

Ky i fundit u dërgua në spital e është jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja ndodhi në Lagjen 5 të Kavajës.