Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese e cila rrëzoi kërkesën për të zhvilluar një seancë plenare publike në lidhje me marrëveshjen mes Shqipërisë dhe Italisë për emigrantët.
Grupi i PD shprehet se transparenca e munguar nga Këshilli i Ministrave gjatë negocimit dhe nënshkrimit të protokollit, duket se vazhdon edhe gjatë shqyrtimit të kësaj çështjeje në Gjykatën Kushtetuese, për sa kohë sa publiku dhe mediat nuk kanë mundësi që të njihen me materialet e çështjen dhe të dëgjojnë qëndrimin e palëve.
“Transparenca e munguar nga Këshilli i Ministrave gjatë negocimit dhe nënshkrimit të Protokollit për emigrantët me Italinë, duket se vazhdon edhe gjatë shqyrtimit të kësaj çështjeje nga Gjykata Kushtetuese, për sa kohë që publiku dhe mediat nuk kanë mundësi që të njihen me materialet e çështjes dhe të dëgjojnë qëndrimet e palëve, pyetjet e Gjykatës dhe përgjigjet e tyre, si dhe debatin gjyqësor.
Gjykata Kushtetuese ka refuzuar të premten kërkesën e Grupit Parlementar të PD që kërkojë shqyrtimin publik të kësaj çështje. Në përgjigjen e saj, Gjykata Kushtetuese shprehet se mbledhje e gjyqtarëve në datën 11.01.2024 ka vendosur që shqyrtimitë bëhet me dyer të mbyllura”, shprehet Bardhi.