Vendosni fjalën kyçe....

“Po të më bënte Rama ministër, do e bëja të më nxirrte nga zyra” – Lapaj


Koordinatori i lëvizjes “Shqipëria Bëhet” Adriatik Lapaj, pohoi mbrëmjen e sotme se nëse kryeministri Rama do e kishte bërë ministër, gjëja e parë do ai do bënte do ishte kundërshtimi i kreut të qeverisë.

I ftuar në emisionin ‘Open’ në News24 ai tha se nëse formula e sistemit politik nuk ndryshon, gjendja në vend do mbetet e njëjtë.

“Po të më merrte Rama atje të më bëjë ministër, akti i parë që do bëja do e kundërshtoja dhe do më nxirrte nga zyra. Halli është te formula, duke qenë sistemi i mbyllur kushdo qoftë kryeministër ashtu do funksionojë. Kjo luftë është e kotë, nëse nuk ndryshohet, vazhdojmë kështu edhe për 30 vjet.” – tha ai.