Vendosni fjalën kyçe....

Edi Ramës s’i ndahet shpirti nga “Kërpudha”, u ankohet edhe italianëve


19 të lënduar u raportuan nga protesta e së shtunës para Kryeministrisë, nga këta 9 punonjës të forcave të rendit, 2 gazetarë si edhe 8 protestues.

 Por kryeministrit Edi Rama siç duket i ka mbetur në mendje vetëm “Kërpudha”, duke e konsideruar si pasojën e vetme të protestës.

Në një intervistë për gazetën “Corriere Della Sera”, Rama nuk la pa përmendur “Kërpudhën e dëmtuar”, veprën e artit aq shumë të dashur për të.

“Pas asaj që ndodhi të shtunën, sipërmarrësit italianë dhe të huaj nuk duhet të kenë frikë nga asgjë?”, ishte pyetja që i drejtoi gazetari dhe që Rama iu përgjigj: “Jo. E vetmja gjë që ka bërë protesta e opozitës ishte t’i japë Shqipërisë një imazh negativ me një dhunë absurde, por me një rezultat zhgënjyes. Pasoja e vetme konkrete ishte shkatërrimi i një vepre arti, një kërpudhë, që kisha instaluar në oborrin e ndërtesës së qeverisë “.

Edhe të shtunën, ndërkohë që në media raportohej për të lënduar, Ramës syri mesa duket i kishte kapur vetëm prishjen e skulpturës. Rama ka shprehur shqetësimin e tij për dëmtimin e veprës së Carsten Holler ndërsa për gjashtë personat që ishin lënduar deri në ato momente, nuk tha asnjë fjalë të vetme.

“KËRPURDHA – Vepër e Carsten Holler, pjesë e një cikli të ekspozuar në disa muze, dhuruar Kryeministrisë pas një vizite në vendin tonë, që e ktheu artistin e famshëm bashkëkohor në një ambasador të Shqipërisë e shqiptarëve. Ndjesë Carsten, kjo s’është Shqipëria, këta s’janë shqiptarë”, shkruante Rama.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi dje se numri i të lënduarve kishte shkuar në 19, 9 prej të cilëve punonjës të forcave të rendit, 2 gazetarë si edhe 8 protestues.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *