Vendosni fjalën kyçe....

Kosovë, rreth 20 ushtarë amerikanë do t’i bashkohen KFOR-it


Rreth 20 ushtarë amerikanë nga Kompania e Policisë Ushtarake 186, pjesë e Gardës Kombëtare të Ushtrisë së Iowas, do t’i bashkohen së shpejti misionit KFOR në Kosovë.

Lajmi është bërë i ditur nga Ambasada e SHBA-së në Prishtinë përmes një postimi në Facebook.

“Familja dhe miqtë së bashku me liderët vendorë dhe shtetërorë u mblodhën më herët gjatë ditës së sotme për t’i dhënë lamtumirën afërsisht 20 ushtarëve nga Kompania e Policisë Ushtarake 186, të cilët janë duke u vendosur në Kosovë”, thuhet në njoftim.