Vendosni fjalën kyçe....

Mos-shqyrtimi nga Kushtetuesja për arrestimin e Berishës, Manjani: Të fala kush pyet për Drejtësinë e Reformuar


Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka reaguar për mos shqyrtimin nga ana e Gjykatës Kushtetuese të kërkesës së 28 deputetëve të opozitës për pezullimin e votimit të kërkesës së SPAK për arrestimin e Sali Berishës.

Manjani thotë se gjykata një javë më parë një kërkesë të po të njëjtëve deputetë për marrëveshjen për emigrantët me Itali e pezulloi kalimin për miratim nga Kuvendi.

Që të sqarojmë thjeshtë “drejtësinë si drapri” të Gjykatës Kushtetuese:

28 deputetë të PD nuk kishin asnjë interes të drejtpërdrejtë, sepse nuk iu mor asnjë kompetencë kur Parlamenti po ratifikonte marrëvedhjen Rama- Meloni, Gjykata Kushtetuese ia pranon kërkesën. Madje edhe atë për pezullim të ratifikimit.

Po këta 28 deputetë, një javë më pas kërkojnë të mbrojnë një interes legjitim të përplasjes së kompetencave ndërmjet SPAK dhe Parlamentit, nuk i pranohet kërkesa nga po e njëjta gjykatë.

Në asnjë rresht të Kushtetutës nuk shkruhet e as nënkuptohet kjo sjellje refuzuese e Gjykatës Kushtetuese, e cila refuzon të bëjë detyrën, të gjykojë dhe sipas të njëjtit standard!

Të fala shumë kush t’pysi për drejtësinë e Reformuar!”- shkruan Manjani.