Vendosni fjalën kyçe....

Në kërkim për vrasje nga Interpol Tirana, arrestohet shqiptari në Greqi 


Një person u arrestua në Lassithi për të cilin ishte në pritje një urdhër arresti për vrasje, shkruajnë mediat greke.

Shqipëri, rreth të cilit nuk janë dhënë detaje të tjera, kërkohej nga Interpol Tirana, pasi ndaj tij ishte lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar me akuzën e vrasjes.  

Burri u arrestua të shtunën pas një kontrolli të rastit bërë nga policia në zonën e Neapolit në Lasithi, pasi kundër tij ishte një urdhër-arresti ndërkombëtar.

I arrestuari  dërgua në Pallatin e Policisë së Heraklionit ku do të ndiqen të gjitha procedurat.