Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Rama do përgjigjet për krimet, hetime për PPP-të në shëndetësi, 140 udhëtimet kanë kushtuar 22 milionë euro


Kreu i Rithemelimit Berisha tha pas daljes nga Kuvendi se veprimet e opozitës  në seancën e sotme ishin suksesi i radhës.

Ai u tha gazetarëve se kryeministri Rama do hetohet për të gjitha ato që i quajti ‘krime monstruoze’.

Berisha përsëriti se kreu i qeverisë nuk do mundet t’u shpëtojë komisioneve hetimore të opozitës për udhëtimet, që sipas kreut të Rithemelimit u kanë kushtuar shqiptarëve 22 milionë euro.

Ai theksoi gjithashtu se do hetohen PPP-të në shëndetësi, grabitja e pasurive publike të shqiptarëve.

“Mosbindja civile ishte sot suksesi i radhës i deputetëve të opozitës. Ju e patë si e kishin rrethuar parlamentin, ishin 15 në një derë, po asgjë nuk e pengoi aksionin e deputetëve të opozitës. Dhe u detyruan të veprojnë si në shpellë. Kreativiteti i mosbindjes civile në mbrojtje të parlamentarizmit dhe kushtetueshmërisë nuk njeh kufi.

Kjo është seanca e turpit me deputetët që s’kanë kodin minimal të etikës, Kushtetutës. Ai Sina është një grabitqar i pasurive publike të banorëve të fshatrave të Vlorës  Edi Rama do hetohet për çdo udhëtim  të tij, për 140 udhëtime që iu kanë kushtuar taksapaguesve shqiptarë mbi 22 milionë euro. Për të gjitha takimet që ka bërë në këto udhëtime.

Flitet se në Dubai takoi klanet e drogës dhe ortakun e vëllait të tij, famozin Amant Josifi. Call center-at e Josifiit janë të gjitha intakte dhe në vend të tyre janë arrestuar djem e vajza që s’kanë pasur asnjë lidhje me vjedhjen e parave nga grupi ‘Milton’ me përfaqësuesin kryesor Amant Josifi.

Do hetohen të gjitha PPP-të e shëndetësisë sepse aty është një nga krimet më monstruoze të kryera. Ministrat e Ramës rivalitet në drogë rivaliet në krime. Edi Rama do hetohet për të gjitha krimet e tmerrshme që ka kryer.” – tha Berisha.